Zgjedhja e anëtareve të rinj të Gjykatës Kushtetuese po shoqërohet me përplasje të forta politike mes palëve.

 

Mazhoranca pretendon se ka zbatuar kushtetutën dhe ligjin, nga ana tjetër presidenti flet për shkelje flagrante, ndërsa opozita për kontroll politik të procesit nga Edi Rama.

 

Me të gjithë pikëpyetjet, gjykata po shkon me shpejtësi drejt ringritjes, ashtu siç e kanë kërkuar me ngulm ndërkombetarët.

 

Deputetja e Partise Socialiste Vasilika Hysi nga edicioni qendror i lajmeve në Vizion Plus, në një intervistë me moderatorin Roland Zili është shprehur se nuk ka asnjë shkelje nga ana e Kuvendit.

 

Sipas saj në kushtetutë është e përcaktuar qartë radha dhe Kuvendi si presidenti ka përcaktimin e vakancave të veta.

 

Presidenti Meta thotë se është shkelur rradha kushtetuese e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të gjykatës: a e keni respektuar ju këtë përcaktim?

 

Ju e dini se në momentin që u hartua Kushtetuta ka një dispozitë kalimtare në të e cila rregullon radhën e zëvendesimit të anëtarëve të gjykatës kushtetuese, pasi koha e mbarimit të mandatit të tyre ishte e ndryshme. Në këtë kuadër kur flasim për radhën kemi parasysh se kush ka të drejtë të propozoje zëvendësimin e vakancës së parë që ndodh në gjykatën Kushtetuese dhe jo të radhës në aspektin kohor që përmend presidenti Meta. Për fatin tonë të keq ju e dini se vettingu krijoi shumë vakanca, dhe në këtë kuadër Kushtetuta e ka rregulluar shumë mirë edhe ligji për Gjykatën Kushtetuese me ndryshimet është i mirrregulluar ku thuhet se anëtarët e Gjykatës kushtetuese, do të zgjidhen 3 nga kuvendi, tre nga presidenti dhe tre nga Gjykata e Lartë dhe kjo do të jetë gjithmonë. Për pjesën tranzitore siç është tani, për krijimin e vakancave, presidenti ka vakancën e vet dhe kuvendi ka të tijat secili ka listat e veta që janë vënë në dispoxicion nga Këshilli i emërimeve në Drejtësi. Kuvendi dhe Presidenti kanë një detyri, brenda 30 ditëve nga mbërritja e listës me emrat e renditur duhet të bëjnë përzgjedhjen e kandidatit për gjykatën kushtetuese. Në rastin konkret Kuvendi e ka me votim që e bëmë, sot pasi afati na mbaron me 13 nëntor ndërsa presidenti i republikës e ka me përzgjedhjen nga lista por gjithmonë nga 3 emrat e parë. Kushtetuta e ka thënë qartë përzgjidh një nga tre emrat, nëse ne nuk do të kishim sot 84 vota, emri i parë i renditur është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

 

A është kushtetuese zgjedhja njeherësh e dy anëtarëve?

Kushtetuta thotë se parlamenti vepron brenda 30 ditëve nga momenti që këshilli i emërimeve në drejtësi ka depozituar listën, u krijuan vakanca, mund të ishin krijuar edhe 3 vakanca. Ju e dini se parlamenti ka shpallur plotësimin e vakancës së tretë, dhe ne kemi shpallur që në muajin gusht dhe emrat janë përcjellë në këshillin e emërimeve në drejtësi dhe po bëhet edhe vlerësimi i kandidaturave për vendin e tretë që ka kuvendi i Shqipërisë.

 

Përse Këshilli i Emërimeve në Drejtesi i përcolli njëkohësisht listat e kandidateve tek presidenti, duke e detyruar praktikisht këtë të fundit të shprehej brenda afatit 30 ditor e duke shmangur rradhën kushtetuese?

E përmenda dhe më sipër, nuk e di se kush e ka këshilluar presidentin në lidhje me radhën, ne i kemi të qarta se Parlamenti ka vakancat e veta për të përmbushur, presidenti ka të vetat. Ju e dini se vetëm një anëtare kemi në Gjykatën Kushtetuese , të gjithë vendet e tjera janë vakante. Radha nuk ka të bëjë me kohën por me atë se kë do të zëvendësojë kuvendi. Përshëmbull me stilin e tretë që ka bërë Kuvendi i shqipërisë ne do të zëvendësojmë kandidatin që nuk është vakancë e plotë, për mandat 9 vjeçar që më duket se është zoti Lulo, presidenti ka kandidaturën e Petrit Ymerit. Përcaktohet për kë do të votojmë ne pasi ka të bëjë me mënyrën e zëvendësimit të kandidatëve të anëtarëve të gjykatës kushtetuese, e cila do të ripërtërihet 1/3, dhe në dispozitat kalimtare të kushtetutës thuhet se anëtari i gjykatës kushtetuese që i ka mbaruar mandati në 2017 do ta ushtrojë këtë mandat deri në 2025, atij që i mbaron në 2020 do ta ushtrojë deri në 2018, të gjithë të tjerët do ta ushtrojnë 9 vjet. Pra ka të bëjë me radhën se kush i zëvendeson dhe sa do të ketë mandatin ai që do të zgjidhet.

 

Presidenti thotë se kem të bëjmë me një Rama formë, i cili thotë se brenda 24 orëve do të shprehet për anetarin e tretë. Çfarë do të thotë kjo?

Shprehja Ramaformë është e gabuar, në ka një meritë që ka bërë kjo mazhorancë në reformën në drejtësi është pikërisht heqja e ekskluzivitetit të politikës për të përzgjedhur komplet trupën e gjykatës kushtetuese, pasi në Gjykatën e Lartë nuk kemi lidhje, pasi anëtarët e gjykatës 17 apo 19 sa e kemi vendosur zgjidhen nga vetë trupa. Në këtë kuadër nuk kemi një Ramareformë, pasi anëtarët e Këshillit të Emërimit në Drejtësi janë zgjedhur me short, listat e gjyqtarëve të të gjithë shkallëve janë lista të cilat janë vënë në dispozicion nga institucionet, shorti është hedhur. Duhet ta kishte hedhur presidenti i cili nuk e ushtroi për këtë fakt e hodhi kuvendi i Shqipërisë, ato emra kanë dalë nga ajo listë. Unë nuk besoj se do të bëjë vetëvrasje politike, nëse presidenti bllokon gjykatën kushtetuese do të thoja se kjo do të ishte vetëvrasje politike për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *