Deputetja e PS, Vasilika Hysi shpjegoi në “Quo Vadis” se pse mazhoranca vendosi të hartojë një ligj të ri për Presidentin e Republikës. Sipas saj, ky diskutim ka qenë pjesë e atyre debateve të reformës në drejtësi. Ajo tha se në fillim në tavolinë u vu një ligj privilegjesh për presidentin.

 

“E mbaj mend mirë dhe kam patur në tryezë projektligjin deri ditët e fundit. Ky projektligj ka qenë një projektligj i ofiqeve, privilegjeve që gëzonin presidenti në fuqi, ish presidentët apo presidentët që do vijnë bashkë me bashkëshortet e tyre. Nuk ishte një ligj i cili do të adresonte dhe vinte në pah reforma në drejtësi dhe arsyet që u bë një ligj privilegjesh ishte sepse grupi i punës që punoi atë kohë, ka adresuar dhe ka parë disa modele që kompetencat e presidentëve të republikës janë të mirë-rregulluara në ligjet e vendeve dhe institucioni i presidentit, parlamenti dhe qeveria, apo gjykatat nuk kanë këto problematika dhe nuk i kanë kompetencat e shpërndara në kaq shumë ligje siç e kemi ne.”

 

Hysi shtoi se Komisioni i Venecias i ka lënë detyrë Kuvendit të Shqipërisë që të zgjidhë problemin për balancën mes pushteteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *