Një 38-vjeçar ka humbur jetën në liqenin e Shkodrës. Mësohet se ai ka hyrë për tu larë dhe ka pësuar arrest kardiak.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur. Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen”, njoftoi policia./vizionplus.tv





