Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov do të gjobitet me 174 dollarë, pasi ka thyer një nga rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ndëshkimi vjen si pasojë e shkeljes së vendimit për përdorimin e maskës gjatë një vizite në kishë.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se do të ndërmerret masë ndëshkimore ndaj të gjithë personave që kanë qenë pa maska mbrojtëse në kishë, gjatë vizitës së Kryeministrit.

Vendimi për rikthimin e maskave në në ambiente të brendshme publike u mor një ditë më parë si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të prekura me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *