Rajoni
Hyn në fuqi vendimi/ Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe

Qeveria e Kosovës ka vendosur ndalimin e hyrjes në kufi të makinave me targa serbe.
Mësohet se vendimi është firmosur nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas këtij vendimi, është e detyrueshme që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme. Po ashtu bëhet e ditur se pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.
Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 euro.




