Subscribe

Duke filluar nga sot, burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave apo anëtarëve të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa.

Këto ndryshime në ligjin për masat kundër dhunës në familje kanë hyrë në fuqi këtë të mërkurë.

Para se të vihet në lëvizje gjykata, është Policia e Shtetit ajo që urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa.

Pas ndërhyrjes së policisë, do të veprojë më pas gjykata që do të vlerësojë vendimin e policisë për largimin e dhunuesit nga banesa.

Qeveria do të bashkëpunojë me bashkitë për të siguruar strehë për burrat dhunues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *