E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hunter Biden mohon akuzat për shkelje në Ukrainë dhe Kinë

WASHINGTON, DC - APRIL 12: World Food Program USA Board Chairman Hunter Biden speaks at the World Food Program USA's Annual McGovern-Dole Leadership Award Ceremony at Organization of American States on April 12, 2016 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/Getty Images for World Food Program USA)

Djali i Joe Bidenit, Hunter Biden ka hedhur poshtë akuzat e Presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij republikanë se ka bërë ndonjë gabim duke u angazhuar me punë jashtë vendit, në Ukrainë dhe Kinë.

 

Në një interviste të dhënë për ABC Neës Biden pranon se mund të ketë bërë një gabim, nëse gjërat shihen në një kontenkst më të gjerë, për shkak se ai kishte dështuar t’i shihte pasojat politike që kjo gjë do të kishte tek babai i tij. Ai pranon se me gjasë ai nuk do të ishte emëruar në bordin e një kompanie të huaj nëse mbiemri i tij nuk do të ishte Biden.

 

Presidenti Trump dhe republikanët e kanë sulmuar Hunter Bidenin lidhur me punën e tij në Ukrainë dhe Kinë, duke hedhur akuza të pafaktuara për korrupsion.

 

Në një telefonatë të 25 korrikut, Trump i pati kërkuar udhëheqësit të Ukrainës të hetojë si Joe Bidenin ashtu edhe djalin e tij. Hunter Biden ishte anëtar bordi i një kompanie energjetike në Ukrainë.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se Hunter Biden tha që ai nuk i ka diskutuar kurrë marrëdhëniet e tij të biznesit me babanë e tij. Intervista u transmetua disa orë përpara debatit të katërt mes kandidatëve demokratë për presidentet që mbahet të martën në mbrëmje në Ohajo.

 

Hunter Biden, i cili kohët e fundit ka njoftuar se do të tërhiqet nga bordi i drejtorëve të një firme private të mbështetur nga kinezët, fajësoi kundërshtarët politikë të babait të tij për krijimin e polemika të forta mbi punët e tij.

 

“I dhashë disa njerëzve pa shumë etikë një çengel për t’u kapur, për të vepruar në mënyra të paligjshme dhe që të përpiqen të dëmtojnë babain tim. Ky është gabimi im. Marr përgjegjësi të plotë për këtë. A ka bërë ndonjë gjë të gabuar e të papërshtatshme? Në asnjë mënyrë, jo”

Vazhdo të lexosh