Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së,...

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis marshimi në...

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më...

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50...

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen...

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

15 Mars 10:45

Hungaria pritet të shtyjë prapë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Mediat hungareze publikuan më 14 mars një letër të zëvendëskryeministrit Zsolt Semjen, i cili kërkoi që seanca parlamentare e planifikuar që të mbahej më 20 mars, të shtyhet për një javë.

Si arsye, Semjen përmendi negociatat me degën ekzekutive të Bashkimit Evropian lidhur me shkeljet e supozuara të Budapestit në kërkesat e bllokut për sundim t ligjit.

Më 2 mars, Hungaria ka shtyrë këtë votim, i cili parashihej të ndodhte në fillim të muajit.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të vendeve nordike në aleancën ushtarake.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.

Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Ankaraja kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi thot se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste.

Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO./R.E/L

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Finlanda Hungaria NATO Suedia

Nga e njëjta kategori

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

më shumë...

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më i lartë se ai i të rriturve

më shumë...

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

më shumë...

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar...

10:31

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

10:29

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë...

10:18

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do...

9:51

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:43

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis...

9:33

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri...

9:14

Mërkuri retrograd fillon dhe sjell turbulenca për...

9:08

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak...

8:52

Nga shalqiri te çajrat, ja çfarë duhet...

8:42

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë...

8:26

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke...

8:21

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

8:17

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave...

7:37

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi...

7:31

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut,...

7:27

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush...

7:26

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

7:08

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë...

6:57

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys në m...
  • Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj jep shifrën!
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefi i komisariatit 4 ikën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.