E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hungaria ofron ndihmë Italisë në mbrojtjen e kufijve

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur se vendi I tij do të ndihmojë Italinë në mbrojtjen e kufinjve si një përpjekjeve për të luftuar emigracionin e parregullt.

 

Ndër të tjera Orban është shprehur se nëse është e nevojshme, mund të mbrojmë disa zona të kufirit të Italisë’.

 

Reklamë

“Keni lejuar hyrjen e migrantëve të parregullt, por ende mund të merrni përsipër të transportoni një numër të konsiderueshëm të migrantëve të parregullt nga Italia në vendet e tyre të lindjes”.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se vendet e Evropës Qendrore po mbrojnë kufijtë e jashtëm të Evropës, Orban akuzoi kryeministrin italian, Giuseppe Conte, se ka një politikë të dobët të emigracionit.

 

Me mbështetjen e partnerëve të saj në Grupin e Vishegradit, Çekisë, Polonisë dhe Sllovakisë, Hungaria ka forcuar trupat dhe policinë në kufijtë e saj, si pjesë e masave kundër emigrantëve të parregullt.

 

Hungaria ngriti gardh me tela përgjatë kufijve të saj me Serbinë dhe Kroacinë për të ndaluar fluksin e parregullt të emigrantëve, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në zonat kufitare dhe shtrëngoi dënimet për kalimet e paligjshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë