E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Hungaria konfirmon: Gruevski ka kërkuar azil politik

Hungaria konfirmoi se ish kryeministri, Nikolla Gruevski ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

 

Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një deklarate për mediat njofton se gjatë ditës ka thirrur ambasadorin hungarez, Llasllo Duks, i cili në takim me sekretarin shtetëror, Viktor Dimovski ka konfirmuar saktësinë e informacionit të dhënë nga vetë Gruevski në Facebook.

 

Reklamë

Ambasadori i Republikës së Hungarisë, Llasllo Duks, në takim tek sekretari shtetëror, Viktor Dimovski me qëllim të verifikimit të informatave edhe nëpërmjet kanaleve diplomatike, thuhet ndër të tjera në deklarëtën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

 

Strehimi i Gruevskit në Budapest ka nxitur reagimin e opozitës së atjeshme, e cila sipas mediave hungareze është e prerë se nuk do të lejojë që Hungaria të fshehë kriminelë, qofshin ato të afërt me kryeministrin, Viktor Orban. Miqësia e vjetër mes Orbanit dhe Gruevskit ishte në fokus të informimit nga mediat në të dy vendet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë