Një humbje dramatike mund të cilësohet ajo e kuqezinjve të Milanit 4-2 në Stadiumin “Sao Paolo” të Napolit, pasi krahas rezultatit Montela humbet dhe dy titullare si Niang dhe Kuçka per në takimin e radhës në Seria A. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin e pastër 2-0 për vendasit, të cilët shënuan dy herë me anë të polakut Milik. Por ne 45 minutat e dyta djajte u treguan shumë këmbëngulës dhe brenda 10 minutave barazuan shifrat ne 2-2 me dy gola te realizuar nga francezi Niang dhe spanjollit Suso. Por kuqezinje u goditen ne momentin me te mire te tyre, pasi Kajeon realizon golin e tretë. Pesimi i ketij goli rëndoi psikologjikisht futbollistët e Milan, të cilët ndëshkohen dhe me dy kartona të kuq, duke lënë skuadrën me 9 lojtar. Në disavantazh numerik, djemtë e Sarrit e kishin mjaft të lehte per të shënuar dhe golin e katërt dhe të fundit. Ndërkohë në takimin tjetër kampionet e Italisë, Juventusi, ka fituar 1-0 ndaj Lacios me gol te Kedires.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *