E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Humbin kontrollin e makinës dhe përplasen me shtyllën, plagosen dy të rinjtë

Dy të rinj kanë ngelur të plagosur si pasojë e një aksidenti.

 

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Nënë Tereza”, në Lezhë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.

 

Reklamë

Sipas policisë automjeti drejtohej nga një 19 vjeçar ndërsa në të ishte si pasagjer dhe një 16 vjeçar.

 

Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

 

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë