Drita Elezi, 64-vjeçarja nga Tirana që humbi mbrëmjen e të dielës në Karaburun është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Për shkak të mjegullës së dendur, 64 vjeçarja humbi kontaktet një ditë më parë me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash.

 

Për kërkimin dhe gjetjen e saj, u organizua një grup i përbashkët nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum.

 

Ishte vetë Drita Elezi, ajo që dha alarmin SOS, që vuri në lëvizje policinë.

 

Vlorë/Informacion shtesë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:

 

Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.

 

Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *