Është gjetur pas disa orësh kërkime trupi i pajetë i turistit bullgar që humbi jetën në Majën e Jezercës.

Një grup turistësh u aksidentuan sot në afërsi të Majës së Jezercës. Ata kërkuan ndihmë te policia vendore, por për shkak të mungeses së valëve telefonike ishte  i vështirë komunikimi.

Lexo edhe :

Related Posts

Terreni i ngjitjes në Majën e Jezercës, është ndër më të vështirit dhe kërkon deri në 8 orë.

Njoftimi:

Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.

Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.

Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.

Kujdes! Në zonat me rrezikshmëri të lartë, dhe ne shumë raste të pashkeluar, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. Siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga respektimi i këtyre udhëzimeve dhe informacioneve të rëndësishme për këto aktivitete sportive. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *