Turistja izraelite që mbeti e plagosur të premten në aksidentin e ndodhur në Elbasan ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spital.

 

Ndërkohë Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë arrestuar dy persona në lidhje me aksidentin.

 

Shtetasit e arrestuar sipas policisë janë F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

 

Të premten në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, një mjet tip “Toyota” u  përplas me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi dhe një mjet “Audi” ndërsa u dëmtua drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja, shtetasia M.N., 31 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *