Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës kur një 10 – vjecar ka humbur jetën pasi ka rënë në një kanal me zetor, bashkë me dy bashkëmoshatar të tij.

 

Aksidenti ka ndodhur në Grykë Zezë, në vendin e quajtur ish Frutoria. Tre fëmijët kishin marrë zetorin në pronësi të gjyshit të njërit prej tyre dhe kanë ecur me të derisa mjeti ka dalë jashtë kontrollit duke rënë në kanal.

 

Sikurse bën me dije policia nga kjo ngjarje ka humbur jetën 10 vjecari me inicialet N.N. Dy fëmijët e tjerë raportohet se kanë arritur të mbijetojnë. Grupi hetimor vijon mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *