E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Humb jetën fëmija 5 vjeç nga përplasja e dy makinave

Një aksident I rëndë rrugor është regjistruar në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin.

Për fat të keq fëmija I mitur ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh