Një aksident në punë me pasojë vdekjen është shënuar këtë të martë në ambientet e firmës “Mare Adriatik”, e cila eshte ne pronesi te kryebashkiakut te Vaut të Dejës, Mark Babani.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Ilirjan Doci, i cili është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e fabrikës së peshkut në fshatin Shelqet.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia njofton se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale. Mirëpo, vijojnë hetimet per zbardhjen e plotë rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.