E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Humb jetën 51-vjeçari në Mirditë, u aksidentua teksa rregullonte ekskavatorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ditën e sotme. Polica bën me dije se një 51-vjeirditë ditën e sotme. Polica bën me dije se një 51-vjeçar, banues në Malaj është dërguar pa shenja jete në spital.

Nga veprimet e para dyshohet se shtetasi F.P,  kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.

Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë