E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hoyt Brian Yee, “buldozeri” që do negociojë krizën politike në Shqipëri

Kriza politike në Tiranë ka detyruar Departamentin Amerikan të Shtetit të dërgojë në Shqipëri diten e hene, Zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan për Europën dhe Euroazinë, Hojt Brian Yee, me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes krerëve politikë.

 

Një ekspert i çështjeve ndërkombëtare, Yee, i njohur ndryshe si “Buldozeri”, është një njohës shumë i mirë i çështjeve të Ballkanit, pasi ka shërbyer në disa misione në këto vende.

 

Reklamë

Përpara marrjes së kësaj detyre Yee ka qenë zv/ambasador amerikan në Zagreb, ku ka shërbyer për tre vite.

 

Por para kësaj detyre ai ka qenë drejtorë për çështjet europiane dhe këshillin e sigurisë kombëtare amerikane nga 1999-2001 dhe më herët akoma ka spikatur në zyrat e NATO-së si Zv/Drejtor   dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana.

 

Gjatë karrierës së tij Yee ka shërbyer edhe në Greqi e Mal të Zi.

 

Hoyt Brian Yee ka lindur në Kaliforni. Ai ka studiuar në Universitetin e Kalifornisë në Berkley dhe Universitetin Kalifornian në San Diego. Ai ka qenë lektor i kurseve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Georgetown.

Vazhdo të lexosh

Reklamë