E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Hoti hedh një material të lëngshëm në Kuvend, Spiropali: Po rrezikon jetën e deputetëve, dil jashtë

Deputetja demokrate Elda Hoti ka arritur që të futet në sallën e Kuvendit dhe ka hedhur një material të lëngshëm drejt deputetëve.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ka kërkuar që të largohet nga ambientet e Kuvendit pasi është e përjashtuar.

“Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete. Mos cenoni deputetët. Ndihen të cenuar nga ju. Ka kallëzim penal. SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. Dilni jashtë jeni e përjashtuar nga seanca. Keni rrezikuar jetën e deputetëve”, tha Spiropali.

Elda Hoti ka nxjerrë dy shishe nga çanta dhe ka spërkatur tapetin. Deputetja pretendon se ishte parfum. Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit i kërkoi Gardës të verfikojë se çfarë është./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë