E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hoteli përfshihet nga flakët, humbin jetën 10 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Një hotel në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët, ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zjarri përfshiu katin e tetë të hotelit nëntëkatësh. Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, një nga viktimat ishte një klient i hotelit. Në vendngjarje janë angazhuar 46 zjarrfikëse me më shumë se 150 zjarrfikës.

“Për momentin po shuajmë zjarrin dhe po përpiqemi të shpëtojmë njerëzit”, tha një zyrtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Provincën Gyeonggi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë