E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Hoteli përfshihet në flakë në Indi, 14 viktima

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të martën në një hotel ne qytetin e Kalkutës, në Indinë lindore, ka bërë të ditur policia.

Një oficer policie u ka thënë gazetarëve se zjarri ka shpërthyer të martën në mbrëmje në hotelin Rituraj në qendër të Kalkutës, dhe është shuar pas një përpjekjeje të mundimshme.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i qartë, raporton AP.

Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit dhe banorët shpesh shpërfillin ligjet e ndërtimit dhe kodet e sigurisë. Aktivistët thonë se ndërtuesit shpesh evitojnë çështjet e sigurisë për të kursyer kostot.

Reklamë

Në vitin 2022, të paktën 27 njerëz kanë vdekur kur një zjarr masiv shpërtheu një ndërtesë tregtare katërkatëshe në New Delhi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë