E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu nga Florida akuzohet për vrasje

Një kirurg në Florida është akuzuar për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së një pacienti 70-vjeçar, si pasojë e një gabimi të rëndë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2024 dhe ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Kirurgu 44-vjeçar, Thomas Shaknovsky, është paditur nga një juri e madhe me akuzën e vrasjes nga pakujdesia të shkallës së dytë. Ai është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa pritet të dalë përpara gjykatës për t’u përballur me drejtësinë.

Kirurgu 44-vjeçar Tomas Saknovsky

Sipas raportimeve, gjatë një operacioni të planifikuar për heqjen e shpretkës, mjeku ka hequr gabimisht mëlçinë e pacientit, William Bryan. Ky gabim fatal shkaktoi hemorragji të pakontrollueshme, duke çuar në vdekjen e 70-vjeçarit në sallën e operacionit.

William Bryan dhe gruaja e tij

Rasti u zbulua pas autopsisë, e cila tregoi se shpretka e pacientit ishte e paprekur, ndërsa mungonte mëlçia. Gjithashtu, u hodhën poshtë pretendimet fillestare të mjekut për një aneurizëm të çarë. Në dosje thuhet se kirurgu vazhdoi ndërhyrjen edhe pasi pacienti pësoi arrest kardiak dhe se kishte ushtruar presion ndaj tij për të pranuar operacionin.

Reklamë

Pas ngjarjes, autoritetet i kanë hequr licencën mjekësore kirurgut në disa shtete, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera për raste të ngjashme të neglizhencës mjekësore. Ndërkohë, familja e viktimës ka ngritur padi civile dhe kërkon drejtësi për humbjen tragjike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë