E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Hong Kong, projektligji për ekstradimin anulohet pas protestave të dhunshme

Qeveria e Hong Kongut ka njoftuar pezullimin e projekt-ligjit të diskutueshëm që i jepte të drejtë Kinës të ekstradonte kriminelë, por edhe kundërshtarë politikë në territorin e saj.

 

Lajmin për pezullimin e dha vetë shefja e ekzekutivit Carrie Lam. Vetëm një jave më parë ajo u betua se pavarësisht protestave masive nga qytetarët e Hong Kongut, nuk do të tërhiqej nga projektligji për ekstradim.

 

 “Ndjej dhembje të thellë dhe keqardhje për mangësitë në punën tonë – dhe faktorë të tjerë të ndryshëm. Ligji ka shkaktuar shumë ndarje në shoqëri. Eshtë e nevojshme të rivendosim paqen dhe rendin në Hong Kong”.

 

Projektligji kontrovers do të lejonte ekstradimin në Kinë të kriminelëve, apo kundërshtarëve politikë, edhe nëse ata do të ishin banorë të Hong Kongut.

 

Një gjë e tillë shkaktoi pakënaqësi publike duke detyruar qytetarët të dilnin masivisht në rrugët e vendit. Protesta u përshkallëzua në dhunë pasi qindra qytetarë hodhën mjete plastike e sende të tjera drejt uniformave të policisë, duke detyruar policinë të përdorë gazin lotsjellës.

 

Protesta e dhunshme e javës së kaluar rriti presionin ndaj shefes së ekzekutivit, duke e detyruar atë te pezullojë projektligjin.

 

Megjithatë për protestuesit është ende e paqartë nëse kryeministrja  mund ta rikthejë projektligjin sërish në parlament për diskutim.

Më shumë video