E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Honda “godet”, Jorge Lorenzo super ekip me Marc Marquez

Honda ka bërë një goditje te madhe në merkaton e motorciklizmit duke marrë shërbimet e ish kampionit të botës Jorge Lorenzo.

 

Pak orë pas fitores së arritur se fundmi ne Mugello, numri 99 I ka dhënë fund zyrtarisht edhe bashkëpunimit me ekipin Ducati dhe Hrc duke gjetur gjuhën e përbashkët me Hondën duke ndërtuar një superskuadër bashkë me Marc Marquez.

 

Reklamë

Spanjolli do të zërë vendin tek ky ekip te Dani Pedrosës, I cili mbylli bashkëpunimin e gjatë 18 vjecar me motorin japonez.

 

Kontrata e firmosur me Hondën është dyvjecare dhe flitet për shifra tejet te mëdha të cilat gjithsesi nuk janë bërë të ditura.

 

Spanjolli Lorenzo është tre herë fitues I kampionatit boteror te Moto Gp ndërsa shoku I ri I skuadrës dhe njëkohësisht rival Marc Marquez e ka fituar 4 herë botërorin teksa kryeson edhe në këtë edicion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë