Subscribe

Ne Kosove zhvillohen ceremonitë per atë qe njihet si Epopeja e UCK, e qe nderon te rënët ne luftën per pavarësi. Ato nisen me parakalimin e njësive të forcës së sigurisë së Kosovës në Prishtinë. Ne manifestimin e mbajtur presidentja ne ikje Atifete Jahjaga kishte edhe nje apel per klasën politike.

Sot është dita kur mendohet për të ardhmen e gjeneratave të reja: duke lënë anash dallimet politike, duke hequr dorë nga inatet dhe egot dhe duke punuar fort për realizimin e aspiratave tona, për një ekonomi të zhvilluar që mban të rinjtë brenda shtetit, për një shtet të së drejtës, ku secili është i barabartë përpara ligjit, për një vend të begatë për secilin qytetar të tij.

Ne qendër te ceremonive qe po zhvillohen eshte figura e komandantit Adem Jashari, i cili u nderua ne kete dite ne prekaz nga presidenti Thaçi dhe liderë politike te vendit.

Kjo eshte dita e unitetit dhe bashkimit te qytetarëve pa dallime partiake, fetare, etnike, në përpjekjet për të fuqizuar me shume shtetin.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Prekaz të Skënderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *