Subscribe

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, familjarët e viktimave që humbën jetën nga lëkundjet sizmike kanë zhvilluar homazhe.

 

Familja Lala,  e cila humbi 8 anëtarë të saj, ku më të vegjlit ishin dy binjakët 2-vjeçar Dionisa dhe Enisi, u përkujtua paraditen e kësaj të enjteje nga të afërmit.

 

Blerim Lala, një nga djemtë e familjes, tregon mes lotësh se ky vit ka qenë i vështirë për të e familjen.

 

BLERIM LALA – ANETAR I FAMILJES LALA 

 

Janë vëllezërit e mi. Kanë pasur shtëpinë nipërit. Unë ndodhesha në Itali. Vit i trishtë. Në Durrës nuk kthehemi. Kemi hidhërime shumë të hidhura po të vijmë këtu. 

 

Ramë Lala, 17 vjeçari, i cili ishte dhe i vetmi që doli i gjallë nga rrënojat, sipas xhaxhait të tij vazhdon të vuaj pasojat e tërmetit ndonëse është gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

Ka traumë. Gjendja shëndetësore është mirë. Ne nuk ia kujtojmë ça ka përjetuar aty brenda.

 

Edhe në Thumanë u zhvilluan homazhe nga të afërmit e viktimave të tërmetit.

 

 

TETË PJESËTARËT E FAMILJES LALA QË HUMBËN JETËN

SAHADETE LALA – 79 VJEÇ

ILIR LALA – 52 VJEÇ

MARJETA LALA – 31 VJEÇ

EMILIO LALA – 6 VJEÇ

ENIS LALA – 2 VJEÇ

DIONISA LALA – 2 VJEÇ

AMELIA LALA – 8 VJEÇ

GRISELDA LALA – 19 VJEÇ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *