Bota
Holandë, gjenden 25 emigrantë brenda kontenierit frigoriferik

Të paktën 25 emigrantë janë gjetur brenda një kontenieri frigoriferik në një anije që po udhëtonte nga Britania për në Holandë.
Sipas mediave ndërkombëtare personat janë gjetur nga pjesëtarët e ekuipazhit të cilët i gjetën 25 emigrantët dhe njoftuan autoritetet të cilët po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky incident vjen vetëm disa javë pas tragjedisë së Essex ku u gjetën 39 trupa njerëzish të vdekur brenda një kamioni me kontenier frigoriferik, por fatmirësisht këtë herë nuk kemi viktima.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




