Subscribe

Pas refuzimit të celjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  Holanda deklaron se do të mbështet perpjekjet e Tiranes.

 

Ministri i Jashtem Stef Blok eshte shprehur se vendi i tij eshte dakord qe Keshilli Europian ti rikthehet ceshtjes se negocviatave per dy vendet e ballkanit perpara samitit te Zagrebit.

 

 

STEF BLOK

 

MINISTER I JASHTEM I HOLANDES

 

Vendi im përshëndeti përparimin e bërë në të dy vendet si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.  Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në temën e negociatave të pranimit përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Ne do të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata.

 

I pyetur nëse ngadalësimi i procesit te zgjerimit po krijon hapësirë ​​për depertimin e e aktorëve te tjerë si Rusia, Kina dhe Turqia  në Ballkanin Perëndimor kryediplomati holandez thote se nuk egziston nje rrezik I tille

 

STEF BLOK

 

MINISTER I JASHTEM I HOLANDES

 

Nuk besoj se kjo do ta drejtojë rajonin drejt faktorëve të tjerë të jashtëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane. Për më tepër, BE-ja mbetet deri tani partneri më i madh tregtar, investitori i huaj dhe partneri i bashkëpunimit në rajon. Sigurisht, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lirë të marrin vendime sovrane në lidhje me marrëdhëniet e tyre me vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare.

 

 

Sa I takon dialogut dhe arritjes se marreveshjes mes prishtines dhe beogradit ministry I jashtem I holandes nenvizion se ashtu si Uashingtoni edhe Brukseli e ka prioritet kete ceshtje.

 

Kjo pasi njohja reciproke mes Serbise dhe Kosoves I sherben stabilitetit te rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *