E diel, 1 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi

Një inxhinier ndërtimi u arrestua nga policia pasi u zbulua se në vijën bregdetare të Gjilekës në Dhërmi po hidheshin mbetje inerte nga ndërtimi i një hoteli në këtë zonë, të cilët shkaktuan ndotje në plazh dhe dëmtuan ambientin përreth.

Po ashtu disa nga vilat e ndërtuara ishin vënë në përdorim edhe pse nuk kishin përfunduar procedurat ligjore të certifikimit.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Terrenit ndërkohë ka bllokuar objektin në ndërtim dhe vilat përreth deri në marrjen e masave për eliminimin e shkeljeve të konstatuara./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë