E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

U shitën mandarina me pesticide, sasia prej 10 ton e kthyer nga Kroacia u hodh në tregun shqiptar. Tre në pranga

Pas një hetimi tre mujor, prokuroria  e Beratit ka çuar pas hekurave një fermer dhe dy persona të tjerë pasi prodhuan dhe eksportuan drejt Kroacisë, 10 ton mandarina me përmbajtje të larta pesticidi.

Sipas Prokurorisë Elton Tafa, fermer ka shitur tek Arben Dyli, administrator i pikës së grumbullimit, sasinë e madhe të mandarinave, të cilat më pas ai i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Reklamë

Pas analizave të kryera nga autoritetet kroate rezultoi se mandarinat kishin përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, i ndaluar për t’u përdorur.

Në këto kushte ngarkesa prej 10 ton është kthyer pas, ku rezulton se është tërhequr nga Arben Dyli dhe më pas është hedhur përsëri në treg duke mos u asgjësuar sipas procedurës përkatëse.

Gjithashtu dyshohet se Elson Tahiraj me detyrë inspektor, ka lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i Arben Dylit.

Të tre personat janë vënë në pranga për ‘Shkelje të rregullave mbi lëndët  helmuese’, ‘Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrim me produktet ushqimore” si dhe “Shpërdorimi detyrës”./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë