Hita: Policia e Shtetit nuk është pronë e asnjë partie! Jemi në terren për të mbrojtur jetën dhe bizneset

Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë për mediat bëri me dije se efektivët do të vijojnë të jenë në terren, për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe pronën private.
Ai theksoi se institucioni i policisë nuk është pronë private e asnjë partie politike, teksa u bëri apel prindërve dhe mësueve që të mos lejojnë të miturit në aktet e dhunës.
“Policia nuk është pjesë e asnjë partie politike. Misioni ynë është të mbrojmë pronën dhe jetën. U bëjmë thirrje prindërve që të mos lejojnë që gjimnazistët të bëhen pjesë e dhunës. Nga të gjithë të ndaluarit natën e parë në protestat e dhunshme, asnjëri nuk rezultoi studentë. Edhe në natën e dytë, vetëm një pjesë e vogël rezultuan studentë. Çdo sulm ndaj policisë është dhunë ndaj shtetit. Agresorët do identifikohen. Policët duhet të tregojnë profesionalizë dhe vetpërmbajtje. Mos u provokoni. Autoriteti buron prej ligjit”, tha mes të tjerash Hita.




