Edhe pse daljet i kanë të rralla në media grupi Fisnikët kanë  qenë të  ftuar në spektaklin më të madh të muzikës në Shqipëri, “Këndo Këngën Time”.

I pyetur në lidhje  me emrin e grupit dhe krijimin  vokalisti i këtij grupi u përgjigj:

“Prej vitit 77-78 të shoqërimit tonë, i kemi  pas edhe dy shok klase Bedriu dhe Sokolin që kemi qenë gjithmonë bashkë. Në vitin 79-të ka qenë kriza kur mungoi detergjenti në Kosovë kriza e parë ekonomike dhe mua më lindi ideja të shkruaja një tekst parodi, në mungesën e detergjentit që u quante faks. E shkruajta atë tekstin dhe filluam duke kënduar në shkollë dhe filluan shokët pse nuk këndoni bashkë më shpesh. Ne nuk kemi pasur idenë me bë grup. Atëherë ne formuam grupi meqenëse ishim të formuar, po dalim si zyrtarisht. Në vitin 1980 krijuam grupin me emrin “Havaja e Vranët” që do të thotë qielli i vranët. Në atë kohë më ra në dorë teksti i Naim Frashërit, që e punova këngën dhe një tekst i Dritëro Agollit që ka qenë gjurmët. Në vitin 82 morëm pjesë në festivalin e muzikës në Kosovë, aty menduam me ndërru emrin dhe ju thash djemve mendoni nga një emër dhe takohemi. Atëherë një nga djemtë Sokol Gashi erdhi me propozimin Fisnikët dhe para festivalit ne e ndërruam në Fisnikët,”- ka përfunduar lokalisti i grupit Agimi.

Gjithashtu ai përmendi që këngën e tij të parë e ka kompozuar për 30 minuta që është kënga “Do të shkrihem”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *