Daniel Metko 21 vjeç i cili është me sindormën Down, ka qenë i ftuari i sotëm në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus me moderatore Brikena Prifti.

Danieli, aktualisht është i angazhuar pranë qendrës Jonathan, ku edhe punon si kamarie. Ai thotë se sindroma Down nuk e ka penguar të ndjek ëndrrat, ndërsa shton se më parë ka qenë i angazhuar në kopshtari.

Teksa flet për hobit, ai thotë se i pëlqen televizioni dhe piano.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti- Sa ditë të është dashur për ta mësuar?

Danieli– Shumë kohë

Brikena Prifti– Kush ishin vështirësitë?

Danieli– E kisha me siklet punën dhe kisha frikë se e thyeja

Brikena Prifti– Ka ndodhur ndonjë herë një incident i tillë?

Danieli– Po ka ndodhur

Brikena Prifti- U vrave vetë?

Danieli– U thye gota dhe u vrava edhe unë

Brikena Prifti- Kolegët sillen mirë me ty?

Danieli– Po sillen mirë

Brikena Prifti- Klientët sillen mirë tani?

Danieli– Po bëj muhabet dhe qesh me ata

Brikena Prifti- Të pëlqen televiziori dhe kamerat?

Danieli– Po shumë. I bie edhe pianos.

Brikena Prifti- Tani ti e ke pasion? Ke piano në shtëpi?

Danieli– Jo

Brikena Prifti- Më parë çfarë ke punuar?

Danieli– Kam punuar në kopshtari. Kam ujitur lulet, hap gropën

Ndërsa përfaqësuesja e qendrës Jonathan tha për “Vizioni i Pasdites” se me Danielin ka dy vite njohje, ndërsa tregoi më shumë detaje se si i riu u bë pjesë e qendrës dhe angazhimi i tij si kamarier.

Ne kishim një projekt për hapjen e qendrës Jonathan në Freske dhe përgatitja e fëmijëve në disa role. Danieli është banor në atë zonë dhe dhe sapo e pa njoftimin që ne nxorrën erdhi. Danieli nuk ishte i sigurt vetë, por tani është mësuar. Ne kemi 2 vite njohje. Përpiqemi të ruajmë ekuilibra për të ruajtur standardin e punës. Janë historitë e suksesit që i japin zë punës tonë.

Ne qendrën e kemi të ndarë në dy terapi, nëjra është ajo e muzikës. Tani po merremi me zhvillimin profesional”, tha ajo./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *