Subscribe

Ministri i mjedisit Blendi Klosi duket i vendosur në qëndrimin e tij për heqjen përfundimtare të te te gjitha lejeve mjedisore te kategorise C.

 

Në një takim të zhvilluar këtë të mërkurë me grupet e interesit, Klosi u shpreh edhe njehere se ndërhyrja e Bashkive në të tilla raste te shkeljeve mjedisore është e pavlefshme.

 

Do të shpallim një platformë të plotë të institucioneve që merren me mjedisin. Një nga problematikat më të mëdha kanë qenë ato të biznesit të vogël. Me një vendimmarrje të 2014-2015, kur ligjvënësi ka qenë i detyruar dhe ka menduar se ishte e nevojshme që të ishte i pajisur me një leje. Është kthyer në një barrë të plotë të biznesit tonë. Leja është shndërruar në një leje kufizuese.

 

Dhe ky, sipas ministrit, është momenti për ndryshim, për ti dhënë fund burokracive.

 

Ka ardhur pika e vlimit dhe ne duhet të ndryshojmë. Nuk është leja mjedisore ajo që lejon një furrë bukë apo një klub. Këto biznese ndikojnë në mjedis por në lagje dhe një pallat. Ka nivel të ulët shkarkimesh në ajër, ujë dhe tokë. Gjenerojnë mbetje të riciklueshme. Duam të heqim kategorinë e lejeve C.

 

Klosi siguroi se shume shpejt të gjitha aplikimet per lejet mjedisore do te behen permes nje sistemi online, i cili do te shmange edhe vonesat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *