Subscribe

Nëse keni ende në shtëpi apo në kuletë kartëmonedha të tilla, bëni mirë të shkoni në një nga bankat e nivelit të dytë dhe t’i këmbeni.

Banka e Shqipërisë ka vendosur që një sërë kartëmonedhash që janë emetuar para vitit 2000 kanë afat përdorimi deri në 31 dhjetor 2023.

Ato do të mund të këmbehen pa një kurs ligjor. Pas dhjetorit kartëmonedhat nuk do të kenë më vlerë. Bëhet fjalë për prerje të vjetra me vlerë 100, 200, 500 dhe 1000 lekë që janë emetuar nga viti 1991 deri në vitin 1997 dhe që kanë të stampuar imazhet e figurave të rëndësishme për historinë e vendit apo dhe simbolika që lidheshin me modelin e qeverisjes.

Grumbullimi i tyre nga banka e Shqipërisë ka 15 vite që ka nisur për shkak të hedhjes në treg të kartëmonedhave të reja. Pa dhënë shifra konkrete se sa është sasia tyre në treg, banka qendrore thotë se ka mbetur në qarkullim një vlerë e vogël.

Ndërkohë prej dy vitesh banka e Shqipërisë ka hedhur në treg prerjet e reja të kartëmonedhave, me elemente të përforcuara sigurie dhe ku për herë të parë është emetuar edhe 10 mijë lekëshi. Aktualisht quhet i përfunduar cikli i hedhjes në treg të prerjeve të reja të kartëmonedhave. Cikli i radhës mendohet pas 10 vitesh./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *