Subscribe

“Hipoteza dhe interpretime” është ekspozita e dy artistëve austriakë Karl Vratscho( Vraccko) dhe Lilith Kraxner ( Lili Krakner), e realizuar pas një qëndrimi dy mujor në Shqipëri.

 

Imazhi kryesor i artistit Vratscho nga Shqipëria është largimi masiv i emigranteve pas viteve 90.

 

Karl Vratscho: Më kujtohen qëkur isha i ri imazhet e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, e tani pothuajse t gjithë e kanë harruar aq sa para një viti Italia imazhet e shqiptarëve nga ato vite i përdori si propagandë e lëvizjeve që po ndodhin tani nga banorët e lindjes që po vijnë në Mesdhe, deri sa disa gazetarë të mirë than mjaft, kjo është Shqipëria para shumë vitesh. E sjellë për ta rikujtuar, e shkuara nuk duhet harruar.

 

Ndërsa deti, një pasuri e te gjithave, që sot mund të kthehet një burim konflikti.

 

Deti dikur nuk zotërohej nga askush, dhe tani ndodh kundërta, Shqipëria ka një konflikt me Greqinë për këtë det, bëhen presione e të tjera gjëra, për ta zotëruar e për të marrë më të mirën që nga burimet nëntokësore deri te ushqimi, çdo kush do një copë. Unë dua që deti të jetë blu siç e kam pasqyruar në punën time, që do të thotë i lirë.

 

Ekspozita sjell prolog, memorie dhe reflektime personale që artisti dëshiron që të mbeten hipotetike. Ajo do të qëndroj e hapur deri me 17 Prill ne galerinë “Zeta”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *