E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Himara zgjedh sot kryetarin e ri, shumë qytetarë nuk votojnë dot pasi u ka skaduar karta ID

23 mijë qytetarë me të drejtë vote zgjedhin këtë të dielë kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, pas humbjes së mandatit nga Fredi Beleri.

Në garë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga opozita. Procesi i votimit ka nisur normalisht në 36 qendra të bashkisë. Në orët e para kanë votuar edhe dy kandidatët, në zonat përkatëse Dhërmi dhe Palasë.

Reklamë

Zgjedhjet në për kreun e bashkisë zhvillohen në kulmin e sezonit turistik ndaj dhe qytetarët duket se kanë zgjedhur të votojnë në orët e para të mëngjesit dhe për të shijuar më pas të dielën e nxehtë të gushtit

Problematika e vetme e hasur deri më tani është fakti se shumë qytetarët nuk po  arrijnë të votojnë, pasi u ka skaduar vlefshmëria e kartës së identitetit.

Dega e Omonias pretendon se po u mohohet e drejta e votimit mbi 6 mijë zgjedhësve.

Votimet e sotme në Himarë pritet ti japin zgjidhje një kalvari gati 15 mujor.

Nga zgjedhjet e 14 majit , kur 2023 Fredi Beleri, kandidat i opozitës rezultoi fitues, ai nuk arriti të ushtronte detyrën pasi dy ditë para zgjedhjeve u arrestua nga policia me akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Për shkak të pranisë së minoritet grek në këtë zonë, Himara dhe kryesisht procesi zgjedhore janë shoqëruar me tensione mes dy vendeve, Shqipëri Greqi. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë