E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Himara nën pushtetin e flakëve, evakuohen banorët e fshatit Sasaj, pritet ndërhyrja e helikopterëve

Vijon zjarri në disa fshatra të bashkisë së Himarës. Aktualisht raportohet për një vatër zjarri mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil.

Situata gjatë natës ka qenë e vështirë, pasi zjarri favorizohej nga era dhe rrezikonte të zbriste drejt zonave të banuara.

Mbrëmjen e djeshme janë evakuuar banorët e fshatit Sasaj, pasi flakët janë afruar banesave të tyre.

Forca të shumta të zjarrfikësve, policia, FNSH, Emergjencat Civile kanë më shume se 60 orë që po qëndrojnë në terren pasi zjarri rikativizohet sa herë nis era.

Reklamë

Edhe këtë mëngjes në Lukovë zjarri është aktiv, dhe mbahet në kontrroll, ndërkohë qe pritet të vijnë helikopterët që të hedhin uji për të shuar vatrat./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë