Subscribe

Në kushtet ku pandemia ka mbyllur kufijtë, opsioni kryesor për të kaluar pushimet këtë sezon veror mbetet bregdeti ynë. Himara është zemra e turizmit vendas, e cila këtë vit, ofron cmime më të lira se një vit më parë.

Kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro në një intervistë për emisonin “E-Zonë” në “Vizion Plus” thotë se një familje shqiptare mund të gjejë cmime nga 3 deri në 5 mijë lekë nata, ndërsa sa i përket hoteleve më të mëdha sigurisht cmimet janë edhe 200 euro, por në ndryshim nga sezoni i kaluar, ato janë më të lira.

Në Himarë familjet gjejnë cmime të përballueshme mendoj unë, 3-5 mijë lekë nata për një apartament mendoj së është një cmim i leverdisshëm. Sigurisht ka edhe cmime sic këto që ju përmendni, pra 200 euro nata, por ato janë në zona pak më elitare, sic është Dhërmiu, për të cilat duhet thënë se vjet kanë qenë edhe më të shtrenjta, mund të kenë qenë edhe 250 euro nata. Pra cmimet këtë sezon janë ulur. 

Sipas kryetarit Goro, muaji gusht do të përcaktojë ecurinë e këtij sezoni, pasi dihet që ky është muaji i pushimeve për shqiptarët. Ndërsa sezoni deri më tani ka qenë i zbehtë, i populluar kreysisht në fundjavë, ndërsa gjatë javës mungojnë turistët e huaj.

Por lajmi i mirë nga Bashkia Himarë është se ka nisur procesi i regjistrimit të titujve të pronësisë.

Është një proces shumë i rëndësishëm. Ligji i jep zgjidhje një fenomeni 30-vjecar. Regjistrimi i titujve të pronësisë në bregdet është një proces që do të marrë kohë, por në finale do të na shërbejë të gjithëve, si qytetarëve, ashtu edhe organeve shtetëtore, pasi do të japë mundësi të zhvillojmë zonën me investime të mëdha, ato që na nevojiten. Investitorët kërkojnë prona të qarta pa konflikte ndaj ky process është i rëndësishëm.

Të gjithë qytetarët e fshatrave, Himarë, Vuno, Dhërmi, Palasë, etj., do të mund të regjistrojnë pronat e tyre. Bëhet fjalë për rreth 16.500 pasuri private që pritet të zyrtarizohen në hipotekë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *