Subscribe

Tenderi per te dhënë me koncesion mirëmbajtjen e rrugës se “Kombit” është veshur me hije dyshimi, për përcaktimin e fituesit. Dy kompanitë qe paraqiten ofertat ne tenderin e dyte janë: konsorciumi turk “Vendeka Bilgi” dhe ai shqiptar “Catalys & Salillari”. Burime konfidenciale, bëjnë me dije se oferta e konsorciumit shqiptar është 5 milion euro, ndërsa e grupimit turk 5.6. Nisur edhe nga dështimi qe pati tenderi ne fund te vitit qe shkoi, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i konsideroi ofertat si shume te larta dhe pa interes publik. Me këtë logjikë, oferta me e ulet, pritet te shpallet fituese. Por publikimi i ofertave ne tenderin e pare, duket se shërbeu si sinjalizim për kompanitë pjesëmarrëse ne garën e dyte, te cilat paraqiten oferta dy here me te lira, edhe pse kriteret e ndryshuara, nuk ishin aspak thelbësore. Ky fakt duket se e komprometon edhe përpjekjen e radhës te ministrisë. Ekspertet ngrëne shqetësimin se nëse konsorciumi shqiptar do te shpallet fitues, atëherë qëllimi i këtij tenderi, vihet ne pikëpyetje, pasi ata nuk kane eksperiencën e nevojshme. Kompania qe do te jete fituese, do te mirëmbaje 60 kilometër rruge nga Miloti ne Morine, për nje periudhe 30-vjeçare. Për ekspertet, ky afat është shume i papranueshëm, pasi rrezikojmë te përfundoje si koncesioni i aeroportit. Sipas te dhënave, fituesi do te shpallet brenda muajit qershor. Ndërkohe qe edhe tarifa prej 5 euro për autoveturat dhe mbi 5 euro per automjetet e tjera ne varësi te madhësisë, do te jete një element frenues i komunikimit mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *