E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Higuain mbyll aventurën me Milan, gati të nënshkruajë me blutë e Londrës

Kalimi i Gonzalo Higuain tek Chelsea është vetëm çështje kohe.

 

Reklamë

Sulmuesi argjentinas ka kryer këtë të dielë stërvitjen e fundit në Milanello, përpara se të niset drejt Londrës.

 

Ai nuk është grumbulluar për sfidën e të hënës së kuqezinjëve ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se argjentinasi është përshëndetur me stafin ditën e sotme.

 

Ndërkohë një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso, i cili u shpreh gjatë konferencës për shtyp se Higuain nuk ishte njeriu I duhur për skuadrën e tij.

 

Vëllai I sulmuesit argjentinas ka gjetur akordin me drejtuesit e Chelsea ndërsa bëhet e ditur se ai do të transferohet në formë huazimi me opsion blerjen në fund të sezonit.

 

Higuain u transferua në formë huazimi tek Milan për 18 milion euro me qëllim për ta blerë me pas për 36 milion euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë