Subscribe

Të ardhurat për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës do të sigurohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët që mbajti me kryeministrin e Kosovës, Avudullah Hoti.

 

“Na dogje një lajm, për respekt tuaj po e them sot se do e dëgjonit nesër. Ne me SHBA nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do të financohet nga SHBA, një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë, çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë përiudhë për çështet e shprehura në letrën e Presidentit.”

 

Hidrocentrali i Skavicës do të plotësojë hartën e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. Në qershor Edi Rama deklaroi se vepra energjetike do të kushtojë 510 milionë euro, nga të cilat 350 do të shkojnë për ndërtimin dhe pjesa tjetër për shpronësimet e investimet në infrastrukturë. Gjithashtu, ai premtoi se puna do të nisë vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *