E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hetimi për pajisjen përgjuese

Ilustrim · Vizion Plus

Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasaportës së shtetasit grek Iraklis Dragunis, i cili u ndalua dy ditë më parë ne aeroportin e Rinasit, me një pajisje që zbulon përgjuesit. Sipas akuzës, mjeti detektues kishte hyrë edhe 24 herë të tjera në vendin tonë, por ende nuk dihet nëse ka qenë vetë inxhinieri grek që e ka sjellë apo dikush tjetër. Pajisja e sofistikuar kushton afërsisht 8 mijë dollarë dhe është e aftë te kontrolloje mikroprocesorë, apo mjete të vogla  përgjuese. Prokuroria thotë se audio mund të regjistrohet në një kartë e më pas ruhet në memorien e brendshme të pajisjes. Në dëshminë e tij, shtetasi grek  Dragunis, ka theksuar se kishte ardhur ne Shqipëri kontraktuar nga nje kompani celularesh.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh