E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hetimi ndaj kryebashkiakut Veliaj, SPAK thërret për të dëshmuar gruan e biznesmenit Elman Abule

Bashkëshortja e biznesmenit të njohur Elman Abule, Marisa Nito është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK në kuadër të hetimeve për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Elman Abule dhe gruaja e tij Marisa Nito, konsiderohen miq të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre.

Reklamë

Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi për herë të fundit në SPAK për gati 5 orë në 26 dhjetor, para agjentëve të BKH-së në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij. Ai u mor në pyetje nga prokurori Olsi Dado.

Më 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të Gjykates kontrollet u kryen edhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan edhe dokumente./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë