E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Hetimi” i mësuesve të infektuar/ ISHP: Protokoll i posaçëm për rastet e verifikuara në shkolla

Me nisjen e vitit të ri shkollor, mundësia e infektimit në radhët e mësuesve është edhe më e lartë. Për pasojë, specialistët e institutit të shëndetit publik thonë se trajtimi i këtyre rasteve është prioritet.

 

JONIDA HAXHIU

INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK

Reklamë

“Kemi vepruar dhe kemi funksionuar në formën e testimit të personave të dyshuar dhe te kontakteve të tyre, në mënyrë që të mos bëhet një mbingarkesë e rasteve të infektuara dhe të bëhet izolimi në kohë i të gjitha vatrave. Kjo është strategjia  që do përdoret në rastin e shkollës,  sigurisht që kategoria e mësuesve është përcaktuar tashmë në linjën e kategorive prioritare për t’u testuar dhe vlerësuar në kohë për çdo rast të dyshuar me Covid.”

Ekspertët vërejnë me shqetësim grumbullimet e prindërve kur dërgojnë e kur marrin fëmijët nga shkolla

“Vëmë re një shqetësim në familje që sensibilizimi nuk ka ndodhur. Çdo grumbullim kudoqoftë është konsideruar si një  rrezik i shtuar sa i përket shtimit të rasteve të të infektuarve, shpresojmë që kjo situatë nuk do përsëritet me atë që pamë në dyert e shkollës.”

Në protokollin e hartuar nga autoritetet, parashikohet që kur një mësues rezulton pozitiv me sars Covid 2, ai zëvendësohet nga mësues të tjerë që përcaktohen nga ministria e arsimit.

Më shumë video

Reklamë