Gjyqtarin Artan Lazaj do të dalë të martën para komisionit të Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij.
Ndërkohë gjatë një deklarate për mediat gjyqtari u shpreh se banka ka gënjyer dhe se fajin e ka ILDKPKI-ja, që sipas tij ka bërë deklarim të rremë.
Ndër të tjera Laze ka përmendur dhe kërcënimin që I është bërë kur është shkëputur si gjyqtar dhe ishte pjesë e KQZ.
“Ka shkrime nga njerëz që unë jam dënuar. Me këtë doja të jepja një mesazh që jo vetëm për mua por edhe për shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. Këta që janë dënuar kush i ka dënuar? Ne i kemi dënuar. Sidomos në këtë pjesë, KPK duhet të ketë shumë kujdes. Nuk them që të shmanget hetimi i së vërtetës por të shikohet edhe kjo.”
Ai gjithashtu shprehet optimist dhe tha se ka besim te drejtësia dhe rikonfirmimi i tij në detyrë.





