E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Vendi

Hetimet për zv/drejtorin e burgjeve

Prokuroria e Krimeve të Rënda thellon hetimet për ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi. Sipas akuzës, ka dyshime të forta bazuar ne prova, se Labi mund të ketë kaluar shuma të mëdha parash në emër të të afërmve të tij dhe për këtë arsye hetimi është shtrirë edhe te familjarët e 45-vjeçarit. Nga ana tjetër Prokuroria nuk bën të ditur se sa para ka fituar Iliaz Labi nëpërmjet tenderave fiktive për ushqimin e të burgosurve. Ndaj Iljaz Labit rëndon akuza për korrupsion pasiv. Deri në këto momente janë faktuar nga Prokuroria gjashtë raste korruptive. Së bashku me zv/drejtorin e burgjeve u prangosën edhe 4 administratorët e shoqërive private, të cilët paracaktonin fituesin përpara se të zhvilloheshin zyrtarisht proceduar e tenderit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë