Subscribe

Kete te enjte familja Buci ne Kamez nuk e hapi minimarketin si ditët e tjera. Ne vend te dyqanit, sot ata hapen dyert e mortit.

 

Kryefamiljari Agim Buci u vra dhe gruaja e tij, Merita u plagos nga dy persona ende te paidentifikuar, te cilet tentuan te grabisin xhiron ditore te dyqanit qe kjo familje kishte ne pronësi.

 

“Ky është dyqani ku familja Buci siguronte bukën e gojës. Por tentativa e disa grabitësve per t’u marre atyre leket, rezultoi tragjike. Agim Buci u vra, ndërsa gruaja e tij po lufton per jetën ne spital”

 

Te afërm e komshinj te te ndjerit tregojnë momentet e tmerrit, pasi dy grabitësit kryen krimin.

 

Ndërkohë policia shoqëroi 13 persona për t’i marre ne pyetje lidhur me grabitjen. Agjentët sekuestruan edhe pamjet nga kamerat e sigurisë se biznesit. Ndërkohe uniformat blu rindërtuan skenën e krimit.

 

Rreth orës 21.00 te se mërkurës dy personat hynë në dyqan te maskuar e te armatosur.

 

Brenda minikarketit ne atë moment ndodhej Merita Buci dhe djali 6 vjeçar i çiftit. Grabitësit i drejtuan armen gruas, duke i kërkuar xhiron ditore. Refuzimit të saj autorët iu përgjigjën duke e qëlluar me pistoletë në këmbë. Djali i vogël u fsheh poshtë banakut, ndërsa  Agim Buci që ndodhej jashtë dyqanit duke mbledhur arkat e fruta perimeve, ndërhyri menjëherë.

 

Por grabitësit e qëlluan me armë në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, autorët u larguan në këmbë në rrugicat e lagjes, duke përfituar edhe nga errësira. Ngjarja tronditëse ndodhi ne prani te djalit te tyre te vogël, që mbeti i terrorizuar e që ndihmën e parë e mori nga fqinjët.

 

Ndërkohë 44 vjeçarja Merita Buci ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Drejtoria e Policisë së Tiranës vendosi një shpërblim nga 50 mije deri ne 500 mije lekë për këdo që jep informacione që ndihmojnë identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *